Kandidatët për kryeministër të Kosovës përveë që pjesën më të madhe të jëtës së tyre e kanë kaluar në Kosovë, ata në një pjesë të caktuar të jetës kanë qenë edhe jashtë saj, duke migruar për shkaqe siguri të asajë kohe disa kanë shkuar për të studiuar!
Ramush Haradinaj, ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër. Haradinaj emigroi në Zvicër, për shkak të sinqeritetit të tij ai ka treguar se ai kaloi 8 vite duke punuar si punëtor ndërtimi dhe roje sigurimi.
Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, ka thënë se në vitet e 90-ta kur ka qëndruar në Zvicër ka ëndërruar që projektet e atjeshme infrastrukturore një ditë t’i shohë edhe në Kosovë. Limaj ka thënë se arsyeja pse ai nuk i ka marrë fëmijët e tij për të jetuar në Zvicër ka qenë sepse ka dashur që të ardhmen ta ndërtojë në Kosovë.
Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK pas studimeve bachelor, është zhvendosur për studimet master në SHBA ku vazhdojë të qëndrojë edhe për doktoraturën të cilen përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste.
Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje, para luftës së fundit në Kosovë nuk ka jetuar jashtë Kosovës, përveç periudhës sa ishtë në burg në shtetin fqinjë Serbi, që askush nuk do të dëshironte të jetonte në atë mënyrë në një shtet tjetër. Por si thotë populli pas çdo vështërsie vijnë edhe ditët e mira, Albinit i erdhën ato ditë. Ai është i martuar me norvegjezen me emrin Rita, kanë një banesë pikërisht në qytetine bukur Oslo, ku dhe herë pas here i kalojnë pushimet atje.
Kadri Veseli – kandidat për kryeministër nga PDK, i është dashur që në kohët e hershme të dalë nga Kosovë, pikërisht i përndjekur nga forcat policore serbe. Veseli është detyruar që t’i ndërpresë studimet në Prishtinë për t’i vazhduar në Tiranë. Veseli gjithashtu ka jetuar për një kohë në Zvicër ku më pas është rikthyer në Kosovë, për tu bashkuar në luftës në uniformen ë Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.