Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ylldren Ibrahimaj, ka asistuar dy herë në fitoren e thellë të ekipit të tij, Viking FK.
Ibrahimaj asistoi te golat për 2:1 dhe 4:1, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë, 4:1, shkruan Insporti
Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kampionatit elitar norvegjez, skuadra e Ibrahimajt mposhti në shtëpi me rezultatin 4:1 skuadrën e Mjoendalen, në kuadër të xhiros së 23-të.
Për paraqitjen e tij në këtë takim, ai u vlerësua si më i miri i ndeshjes nga faqja e statistikave, ‘SofaScore’, që i dha notën më të lartë për këtë takim, 7.8.