Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka hapur dyert për 6 mijë studentë të rinj, njofton Klan Kosova.
Me rastin e këtij fillimi të vitit të ri akademik 2019/20, UP-ja ka organizuar “Ditën e orientimit të studentëve të rinj”.
Marjan Demaj, rektori i këtij universiteti u uroj mirëseardhje të gjithëve.
“Për ne sot është dita më e rëndësishme e vitit si rektor i juaji vesha bluzën më të bukur timen që mban në pah krenarinë. Sot janë po ato 22 vite që nga dita që studentëve përkrahur nga të gjithë profesorët morën përsipër historinë e ndryshimit në Kosovë”, tha Demaj.