Milot Rashica ka shkëlqyer në rikthimin e tij nga dëmtimit.
Rashica u rikthye si titullar në formacionin e Werder Bremen për ndeshjen e fundjavës, kundër Borussia Dortmund.
Gjithçka eci mirë për lojtarin kosovar në këtë rikthim. Ai gjeti rrugën e golit qysh në minutën e shtatë të takimit, me një goditje të jashtëzakonshme, transmeton Lajmi.net.
Miloti ka siguruar një vend në formacionin e javës në Bundesliga, i vendosur në krahun e djathtë, krahë Philippe Coutinho.