Kadri Veseli, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë momente nga takimi i djeshëm me qytetarë në Zhilivodë të Vushtrrisë dhe Bardhit në Fushë Kosovë
Tutje, ai ka shtuar se në qeverisjen e tij nuk do të ketë më ikje masive të të rinjëve nga Kosova.
Po ashtu, shtoi se kur fiton PDK, fiton Kosova!/InLajmi/
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kadri Veselit:
Kudo ka optimizëm e shpresë me Partinë Demokratike të Kosovës. Mbrëmë këtë e pashë edhe te banorët e Zhilivodës së Vushtrrisë dhe Bardhit të Fushë Kosovës.
Ne marrim përgjegjësi. Ne ofrojmë zgjidhje.
Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova. Por, atyre do u ofrojmë mundësi që të punojnë, të krijojnë familje dhe t’i rrisin fëmijët këtu, pranë baballarëve dhe gjyshërve të tyre.
Në qeverisjen time do ta forcojmë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 për qind edhe pensionet.
Kur fiton Partia Demokratike e Kosovës, fiton Kosova!
Votoni numrin 112! #PDK112