Futbollisti kosovar, Eros Grezda nuk po kalon aspak momente të mira tek skuadra skoceze Rangers.
Lojtari ishte dërguar të luante me ekipin e të rinjve, por e pështyu një kundërshtar veprim që i ka kushtuar shtrenjtë atij.
Klubi ka vendosur ta dënojë dhe këtë e ka konfirmuar vet trajneri i Rangers, Steven Gerrard.
Gerrard ka deklaruar se ka biseduar me Grezdën në sy, në një bisedë burrash sipas tij ku shqiptari mund të largohet në huazim.