Dihet se politika është profesion shumë i vështirë dhe mjaftë aktiv, por përveç kësaj sfide që kanë kandidatët për kryeministër ata kanë kohë të merrën edhe me hobi, gjatë kohës së lirë.
Kadri Veseli Kandidat për kryeministër nga PDK, Ecja nëpër Bjeshkët e Kosovës është hob i tij, e ky hobi siç shihet i ka ndikuar mirë Veselit, i cili gëzon një fizik që çdo njëri mbi 50 vjeç do ta dëshironte.
Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj njihet për pasionin e tij për ecje në natyrë, ai po thuajse çdo vikend e kalon duke vrapuar, por edhe duke u ngjitur në male.
Fatmir Limaj kandidati për kryeministër nga Nisma Social Demokrate, pasion jashtë politikës dhe angazhimeve ditore e ka Futbollin dhe Notin.
Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje duket se nuk i lë shumë për të dëshiruar sporti, muzika apo diqka tjetër ai vazhdon të jëtë I dhënë pas Librave dhe hobi apo kohën e lirë e kalon duke lexuar nga emra emininet të shkrimtarve vendor dhe botërorë.
Vjosa Osmani, përveq angazhimeve profesionale, politike dhe akademike duket se se ka kohë të lirë edhe për hobi , ajo preferon që përveq kohës së lirë që e kalon me dy vajzat e saj dhe me familje të merrët edhe me leximin, kryesishtë me libra që sillen rreth profesionit, por edhe më gjërë./InLajmi