Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës krahas takimeve të shumta ka gjetur kohë edhe për relaks.
Thaçi si vend për të darkuar në New York ka zgjedhur një nga restorantet e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokce.
Kjo gjë është bërë publike përmes një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shkruan indeksonline.
Në imazh shihet momenti kur Nusret i përgatit personalisht presidentit të Kosovës bifteku e tij të famshëm.
Kujtojmë që Nusret numëron disa restauronte të tilla në botë.