Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje e ka marrë lajmin për vdekjen e anëtares së PDK-së, Ajnishahe Halimi-Shala.
“Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e veprimtares së njohur Ajnishahe Halimi, e cila dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë”.
“Familjes Halimi i shprehim ngushëllimet më të thella”,ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook./InLajmi/