Manchester United po shqyrtojnë një lëvizje të mundshme të mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen, gjatë aftit të janarit për të përmirësuar skuadrën e tij.
Pas një fillimi katastrofal të sezonit të ri, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke kërkuar dalje emergjente nga kjo situatë, dhe transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit, priten të ndodhin.
Djajtë e Kuq’ janë të vetëdijshëm se presidenti i Spurs, Daniel Levy nuk do të pranojë largimin falas të Eriksen në fund të sezonit, dhe një shitje në janar do të ishte diçka që do të mirëpritej nga e tij.
Edhe nëse Manchester United dhe Tottenham Hotspur arrijnë një marrëveshje, reprezentuesi i Danimarkës në fillim të vitit 2020, do të bëhej me skuadër të re, shkruan/botasot/.
Eriksen edhe gatë verës së fundit është kërkuar nga Manchester United, por ishte Tottenham që kishte insistuar në mbajtjen e tij.