“Jam i lumtur dhe krenar që, me emblemën e historisë së fitoreve të PDK-së po garojmë, së bashku dhe të bashkuar, siç e thotë Kryetari ynë Veseli, për fitoren e madhe të PDK-së, fitore e cila do të jetë për të sotmen dhe për të ardhmen edhe më të ndritur të Kosovës”, tha në fillim të fjalës së tij Ministri në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në tubimin e sotëm në Prizren.
Ai më tej tha se të gjithë anëtarët e PDK-së duhet të ndihen krenar, fatlum dhe të privilegjuar që, si anëtar të partisë shtet formuese, partisë, nën qeverisjen e të cilës u shpall shteti i pavarur dhe sovran i Republikës së Kosovës, Partisë, e cila është trashëgimtare e vlerave kombëtare të UÇK-së së lavdishme, Partisë, nën qeverisjen e të cilës janë shënuar arritjet më të mëdha të shtetit tonë, në njohje ndërkombëtare, në ekonomi, rritjen e të ardhurave në të gjitha sektorët, arsim, kulturë e shëndetësi, me 6 tetor, Kosovës tonë, anëtarësisë së PDK-së t’i sjellim fitoren e madhe, fitoren me kryeministrin e ardhshëm, z. Veseli!
Para anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në palestrën e Sporteve Sezai Surroi, Gashi premtoi se edhe sot, sikur edhe dje dhe nesër, do të punoj me përkushtim, sikur në detyrën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ashtu edhe në detyrën e deputetit, do të angazhoeht me ëprkushtim duke iu shërbyer qytetarëve, përcjell Insajderi.
Me Programin e PDK-së dhe të Kryeministrit të ardhshëm, liderit tonë Kadri Veseli, shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, të rinisë t’i bëjmë realitet!
Besimi i qytetarëve të Prizrenit në Programin e PDK-së, dhe në Vizionin qeveritar të Kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, me 6 tetor 2019, do të jetë gur themel i fitores së PDK-së” tha në fund të fjalës ë tij Kujtim Gashi.