Një aksident trafiku mes një veture dhe traktori ka ndodhur në në rrugën Prizren – Gjakovë më saktësisht ndërmjet fshatit Selinë dhe Rogovë.
Lirie Podrimaj, zëdhënësja nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka thënë se në këtë aksident dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton telegrafi.
“Policia ka marr informacion se në orën 9:30 ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një traktori dhe një veture udhëtarësh në aksin rrugor Prizren – Gjakovë, saktësisht ndërmjet fshatit Selinë dhe Rogovë. Dy persona janë të lënduar, njëri ka qenë në automjet ndërsa tjetri në traktor. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vend të ngjarjes duke bërë shikimin e vendit”, ka thënë ajo.