– Një martesë e suksesshme do të thotë të biesh në dashuri shumë herë, dhe gjithmonë me të njëjtin person.– Mignon McLaughlin
-Jeta martesore është përplot entuziazëm dhe frustrim:
• Në vitin e parë të martesës, burri flet dhe gruaja dëgjon.
• Në vitin e dytë, gruaja flet, ndërsa burri dëgjon.
• Në vitin e tretë, të dy flasin, ndërsa fqinjët dëgjojnë.
-Një burrë ka thënë: “Nuk e kam ditur se çfarë është lumturia derisa u martova… mirëpo atëherë ishte shumë vonë!”
-Martesa është dashuri. Dashuria është verbër. Kështu, martesa është një institucion për të verbrit.
-Dashuria është një ëndërr e gjatë e ëmbël, ndërsa martesa është alarmi që të zgjon.
-Thonë që kur një mashkull ia mban dorën femrës para martese – kjo është dashuri; ndërsa pas martesës është vetëmbrojtje.
-Para martese një burrë deklaron se do të japë jetën t’ju shërbejë; pas martese, ai nuk do të ulë as gazetën për të folur me ju.– Helen Rowland
-Një martesë e lumtur ka brenda gjithë kënaqësitë e miqësisë, gjithë gëzimin e ndjesive dhe arsyes, dhe gjithë ëmbëlsinë e jetës.– Joseph Addison
-Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi.– Samuel Johnson
– Mos u martoni me një burrë që ta reformoni. Për këtë janë shkollat e riedukimit.– Mae West