Është raportuar një tërmet me magnitutë 5.7 është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Stambollit në Turqi.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Marmara, me thellësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit.
Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa qytete dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët.
Shumë njerëz u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.
Deri më tani nuk raportohet për persona të vdekur./In Lajmi/