• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 12 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Si ndodh shkarkimi i një presidenti amerikan?

J G nga J G
25 September 2019
në Bota
0 0
0
Si ndodh shkarkimi i një presidenti amerikan?
0
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë nisur procedurat për shkarkimine presidentit amerikan, Donald Trump.

Vendimi pasoi raportet se presidenti Trump gjatë një telefonate në korrik me presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelenskyi, kishte kërkuar nga ai hetim të plotë mbi ish-nënpresidentin dhe kandidatin për president në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, Joe Biden dhe djalit të tij Hunter. Ai madje thuhet ta ketë kushtëzuar këtë kërkesë të tijën, me tërheqjen e mbështetjes financiare për ushtrinë e Ukrainës.

Presidenti, Donald Trump ka thënë se thirrja telefonike e 25 korrikut ishte “shumë miqësore” dhe se ai nuk bëri “presion” ndaj Zelenskiyt.

Çka është procedura e shkarkimit (Impeachment)?

Kushtetuta amerikane e lejon Kongresin të largojë nga detyra presidentët para se mandati i tyre të përfundojë, nëse shumica e ligjvënësve votojnë duke thënë se presidenti ka kryer “tradhëti, ka marrë ryshfet, ka bërë shkelje të rëndë ose keqbërje tjera”.

Deri më tani vetëm dy presidentë kanë kaluar në këtë procedurë – Andreë Johnson më 1868 dhe Bill Clinton më 1998 – dhe të dy u liruan përfundimisht dhe përfunduan mandatin e tyre. Ish-presidenti, Richard M. Nixon, dha dorëheqjen më 1974, për t’iu shmangur procedurës së shkarkimit.

Çfarë konsiderohet si shkelje e rëndë dhe keqbërje?

Termi “shkelje të rënda dhe keqbërje” vjen nga tradita ligjore britanike, një lloj i veprës penale, të cilën parlamenti britanik e ka cituar me rastin e largimit të zyrtarëve të kurorës për shekuj me rradhë.

Në thelb, kjo nënkupton abuzim me pushtetin nga një zyrtar publik i nivelit të lartë dhe jo domosdoshmërisht nënkpton shkelje të një ligji të zakonshëm penal.

Në vitin 1788, pasi hartuesit e Kushtetutës po i nxisnin shtetet të ratifikonin dokumentin, Alexander Hamilton (njëri ndër themeluesit e SHBA-së) i përshkroi këto vepra në një prej Gazetave Federale si “vepra që rrjedhin nga sjellja e gabuar e personave publikë, ose, me fjalë të tjera, abuzim ose shkelje e besimit të publikut”. Ato janë të një natyre që mund të emërtohen si “politike”, pasi lidhen kryesisht me dëmtimet e bëra për vetë shoqërinë.

Si zhvillohet procesi?

Si në rastin e Nixonit, ashtu edhe në atë të Clintonit, Komiteti për Drejtësi i Kongresit, zhvilloi një hetim dhe i rekomandoi gjetjet për procedurën e shkarkimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në teori, megjithatë, Dhoma e Përfaqësuesve mund të krijojë një panel të posaçëm për të trajtuar procedurat, ose mund të hedhë në votim gjetjet pa formuar një komision të posaçëm. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton me shumicë duke e shpallur fajtor presidentin, atëherë kjo esencialisht është e barazavlefshme me të qenurit i akuzuar.

Më pas procedura kalon në Senat, i cili e zhvillon një proces gjyqësor të mbikëqyrur nga kryetari-ja i/e Gjykatës Supreme.

Një ekip ligjvënësish nga Dhoma e Përfaqësuesve, luajnë rolin e prokurorëve. Presidenti ka avokatë mbrojtës dhe Senati shërben si juri.
Nëse të paktën dy të tretat e senatorëve e konsiderojnë presidentin fajtor, ai shkarkohet, dhe nënpresidenti merr përsipër detyrën e presidentit. Ndaj këtij vendimi nuk mund të bëhet ankesë.

Si e fillon Dhoma e Përfaqësueve procedurën e shkarkimit?

Kjo ka qenë një çështje që ka ngjallur mosmarrëveshje. Gjatë përpjekjeve për fajësim të Nixonit dhe Clintonit, Dhoma e Përfaqësuesve votoi rezolutat që e urdhëronin Komitetin për Drejtësi të fillonte hetimet. Por, nuk është e qartë nëse ky veprim është domosdo i nevojshëm, sepse procedurat e fajësimit ndaj zyrtarëve të tjerë, si në rastin e një ish gjyqtari federal më 1989, filluan në nivel të Komitetit.

Zonja Pelosi në njoftimin e saj nuk tha se synonte të sillte ndonjë rezolutë para ligjvënësve. Pavarësisht dallimeve nëse duhet ose jo një rezolutë e Dhomës së Përfaqësuesve për të nisur hetimin, numri i demokratëve që mbështesin një të tillë, kohët e fundit është në rritje.

Nëse çështja Trump arrin deri në Senat, atëherë ligjëvënësit republikanë që përbëjnë shumicën, mund të votojnë për të hedhur poshtë menjëherë akuzat kundër Trumpit pa marrë parasysh provat.

Cilat janë kushtet e shkarkimit?

Kushtetuta amerikane nuk e specifikon shumë, duke e bërë fajësimin dhe shkarkimin më shumë një çështje të vullnetit politik se sa subjekt të një analize ligjore.

Për shembull, Kushtetuta nuk detajon se si ligjvënësit mund të zgjedhin të interpretojnë atë që bën apo nuk përbën “tradhëti, ryshfet, apo shkelje të rënda”.

Pse u përfshi në Kushtetutë procedura e shkarkimit të presidentit?

Themeluesit e Shteteve të Bashkuara krijuan zyrën e presidencës dhe kishin frikë se fuqitë e saj mund të keqpërdoren. Kështu që, ata përfshinë në Kushtetutën e SHBA-së, një procedurë për shkarkimin e një presidenti nga detyra. Sipas Kushtetutës, presidenti mund të shkarkohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rënda dhe keqbërje tjera”.

Por, se çfarë përbën “shkelje të rëndë” është e paqartë. Historikisht, ato mund të përfshijnë korrupsionin dhe abuzimet e tjera të besimit të publikut.

Një president nuk ka nevojë të ketë shkelur një ligj specifik penal për të kryer një shkelje të rëndë. Shumë analistë ligjorë kanë thënë se presioni ndaj një lideri të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së është lloj sjelljeje që themeluesit e kombit do ta konsideronin një vepër të pafalshme.

Ky raport është i bazuar në shkrime të Neë York Times dhe Reuters.

Postimi i mëparshëm

KMDLNj: Prokuroria duhet të nis hetimet ndaj kërcënimit të Nenad Rashiqit

Postimi tjetër

Shenjat që tregojnë se mami është shoqja më e mirë në jetë

Të ngjajshme Postime

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Pas tri javësh në burg, lirohet ish-presidenti francez
Bota

Pas tri javësh në burg, lirohet ish-presidenti francez

10 November 2025
Redaktuan gabim fjalimin e tij, Trump nuk pranon faljen e BBC: Do t’i padis
Bota

Redaktuan gabim fjalimin e tij, Trump nuk pranon faljen e BBC: Do t’i padis

10 November 2025
Përplasja e bandave rivale në një burg në Ekuador, 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Bota

Përplasja e bandave rivale në një burg në Ekuador, 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

10 November 2025
Postimi tjetër
Shenjat që tregojnë se mami është shoqja më e mirë në jetë

Shenjat që tregojnë se mami është shoqja më e mirë në jetë

Lajmet e fundit

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

11 November 2025
Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

11 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

11 November 2025
Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

11 November 2025
Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

11 November 2025
Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

11 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu