Kadri Veseli: Ja si do të legalizohen 350 mijë prona të qytetarëve

0
SHPERNDARJE
9
PAMJE
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar një video ilustruese e shpjeguese të procesit të legalizimit të përshpejtuar që ai ka premtuar se do ta përmbushë brenda dy vjetësh.

Kjo temë është një ndër kryesoret të fushatës së tij zgjedhore sepse sipas tij prek mbi 352 mijë familje dhe bllokon rreth 10 miliardë euro kapital që nuk mund të qarkullojë në ekonomi si pasojë e mungesës së fletëve poseduese.

Ai i shfajëson qytetarët e shumtë që e kanë këtë problem duke thëne se kjo situatë ndodh për shkak të paaftësisë së administratës për t’iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim.

Për më tepër ai thekson se kjo situatë ushqen korrupsionin pasi “Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete”.

Veseli beson se nëpërmjet legalizimit që do kushtojë vetëm 1 euro për metër katror do të marr një hov të madh ekonomia ndërkohë që zotërimi ligjor i pronësisë do t’i bëj qytetarët të ndihen më të lirë, më të pasur, me besim më të madh në vetvete dhe më optimistë për të ardhmen. / Inlajmi/

 

 

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.