Ministri i shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili së bashku me ministrin Yagcillar nënshkruan kontratën e shumë pritur për ndërtimin e një spitali në Prishtinë. Ministri Yagcillar dhe kompania ICME e zyrtarizuan këtë mbështetje të madhe për Kosovën.
Tutje Ismaili tregon edhe nevojat që ka pas Kryeqyteti për një spital me standardet moderne.
Postimi i plotë i Uran Krasniqit në rrjetet sociale, facebook.
“Spitali i Prishtinës nuk është më vetëm një ide dhe dëshirë. Për 6 muaj do ta kemi fizibilitetin dhe projektin detal nga kompania gjermane me renome globale, ICME. Sot edhe zyrtarisht u nënshkrua kontrata mes ministrit Yagcillar dhe kompanisë ICME. Pritja shumëvjeçare e qytetarëve të Prishtinës për një spital që plotëson nevojat e tyre po merr fund. Prishtina do ta ketë spitalin më modern në Kosovë dhe të denjë për një kryeqytet” u shpreh Ismaili, raporton/InLajmi/