Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka treguar se a do ta mbajë fotografin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
E ftuar në emisionin Pressing në T7, Osmani është pyetur nga analistët nëse do ta largojë foton e Thaçit me këtë rast ajo nuk ka dhënë një përgjigje definitive me po ose jo.
“Nuk shkruan askund në ligj që foto e tij duhet të mbahet në zyre.Nuk ka nevojë me ligj që në zyrën time të jetë ajo. Mirëpo unë shpresojë që shumë shpejt ai më nuk do të jetë president”, ka thënë Osmani. /InLajmi/