Vjeshta është njëra nga 4 stinët e vitit.
Në hemisferën veriore të planetit Tokë, sot në orën 4:29 të mëngjesit ka nisur dita e parë e stinës së vjeshtës.
Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri në 3 minuta pas mesnatës së 22 dhjetorit, kur edhe fillon stina e dimrit.
Në momentin kur vjeshta shtriu sundimin në hemisferën veriore të Tokës, në atë jugore fillon pranvera.
Vjeshta nis në momentin kur Dielli, në rrugëtimin e tij gjatë vitit pret ekuatorin qiellor dhe niset në hemisferën qiellore jugore.
Atë ditë Dielli lind saktësisht në lindje, ndërsa perëndon saktësisht në perëndim, dita dhe nata janë të barabarta dhe zgjasin nga 12 orë.
Kjo ditë quhet ekuinoksi vjeshtor. Në ditën e parë (dita astronomike) të vjeshtës nata (periudha e ditës astronomike në të cilën dielli nuk duket) është e barabartë me ditën (periudha e ditës astronomike në të cilën dielli nuk ka perënduar).
Ditë astronomike është koha e nevojshme që toka të bëjë një rrotullim të plotë rreth boshtit.