Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në New York, ku është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një video të siguruar nga Kosovapress, shihet që Thaçi është duke u përcjell nga protokolli shtetëror si dhe Shërbimi inteligjent amerikan, i cili është përgjegjës për sigurinë e liderëve, përcjell Insajderi.
Gjatë ditës, Thaçi pritet të zhvillojë takime me presidenten kroate si dhe përfaqësues të Vatikanit.
