Kryetari dhe njëherit kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur pikat e tij të “forta” për të fituar zgjedhjet parlamentare.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, janë pikat e forta me të cilat Vetëvendosje do të paraqitet në zgjedhje.
I pari i Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij është e fortë sepse është e pakorruptuar dhe nuk shantazhohen.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vullnetin, dijen dhe guximin e që sipas tij asnjë parti nuk i ka të gjitha.
Kurti ka thënë se shteti i kapur është edhe më i rëndë se krimi e korrupsioni dhe sipas tij me ardhjen në pushtet ata do ta ndryshojnë edhe ligjin për prokurorinë.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se derisa ishin në VLAN bashkë me LDK, AAK, NISMA, kanë pasur oferta nga PDK-ja për t’iu bashkuar në qeveri.
“Kur LDK-ja doli nga VLAN- dhe shkoi te PDK-ja edhe ne kemi mundur të shkojmë te PDK-ja mirëpo nuk kemi qenë të interesuar. Ne kemi dhënë provimin para popullit të Kosovës se nuk duam qeverisje me PDK-në”, tha Kurti./InLajmi/