Nuk ka rëndësi nëse njiheni prej një jete të tërë apo u takuat vetëm dy ditë më parë, punoni në të njëjtën kompani apo gjendeni në dy skaje të ndryshme, jeni miq të mirë ose thjesht dy të panjohur që s’dinë asgjë për njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për takimin e parë, gjëja e fundit që do të donit është të bëni një figurë të keqe. Për fatin tonë të mirë, por edhe të keq, teknologjia na i ka lehtësuar pak gjërat, pasi na jep mundësinë të komunikojmë paraprakisht me njëri-tjetrin, megjithatë takimi i parë është shumë vendimtar dhe sigurisht që mbart emocionet e tij. Por e dini që ekzistojnë disa gabime të cilat mund t’ju prishin punë? Ja cilat janë ato:
1.MONOLOGU: Nëse doni që gjërat mes jush të funksionojnë, bëni mirë t’i jepni hapësirë tjetrit dhe të mos flisni vetëm për vete. Është e vërtetë që disa persona janë më të turpshëm dhe të tërhequr, megjithatë ndihmojini që të shprehen dhe të mos qëndrojnë gjithë kohës pasivë gjatë bisedës.
2.MOS FLISNI PËR ISH-IN TUAJ: Askush nuk është i, e interesuar të dijë Cv-në sentimentale të personit që ka përballë. Në një moment të mëvonshëm mund edhe të flisni për eksperiencat tuaj, por në një takim të parë është diçka tejet e pavend dhe fyese. Shmangni referimet rreth tij, apo edhe krahasimet.
3.UNË NUK JAM SI VAJZAT/DJEMTË QË KE NJOHUR MË PARË: Në momentin që thoni këtë fjali, dijeni që keni ngritur barrierën e parë mes vetes dhe personi me të cilin po dilni. Askush nuk është i ngjashëm me askënd, e sigurisht që nuk është nevoja të provoni veçantinë tuaj në një takim, i cili presupozohet të jetë thjesht një lloj prezantimi./Living