InLajmi vazhdon të ju sjell rubrikën unikate “5 premtimet si kandidate për kryeministër”, kësaj pyetje i përgjigjen emrat më të njohur të show bizit shqiptar.
Nese do të ishit kandidat për kryeministër, cilat do të ishin 5 premtimet e juaja për qytetarët?
Në këtë pyetje kështu përgjigjet këngëtari i njohur Besart Halimi :
1. Shendetësija do të ishte primare pasi që as gjërat elementare nuk janë në shendetësi e mendoj që lehtë kishim mundur me e rregulluar shëndetësinë së paku me gjërat elementare që mungojnë si barërat , inekcionet, shiringat e gjërat që nevojiten!
2. Pastaj arsimi edhe pse do te ishte shumë e veshtirë por me kohë do ta rregullonim!
3. Vendet e reja te punës me anë të një konkursi real për punetorë përkatës të asaj lamije , qoftë në Qeveri , arsim , me një fjalë në çdo vend ku unë do t’a kisha mundësinë si kryeministër!
4. Pastaj kultura me vlerësinin e artistëve të vërtetë të skenës . Investim në filma të ndryshëm , ndërtimin e salles së operës dhe baletit dhe një rëndësi të veçantë në rikthimin e shikueshmërisë në teatër!
5. Si dhe bujqësia ku me subvencione të ndryshme për bujqit tanë do t’i përkrahja në vazhdimësi ! /InLajmi
(Intervistën e realizoi Sajmir Morina)