Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar me mjete të forta viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda truporë.
Sipas, raportit të Policisë, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajit, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./InLajmi/