“04 Band” është një grup muzikor i njohur nga Prizreni, i cili ka një emër që e karakterizon me numrin e targave të makinës që i ka ky qytet.
Kryesisht në Prizren ’04 Band” është shumë i kërkuar dhe aktiv me mbrëmje muzikore, por pa i harruar edhe qytetet e tjera në Kosovë dhe Shqipëri.
Projekti i fundit i “04 Band”, është titulluar “Buqe” e cila është këngë ritmike-verore. Harox është kujdesur për muzikën dhe tekstin, ndërsa Florent Boshnjaku për orkestrimin dhe miksimin.
Formacioni i grupit është i përbërë nga : kitarist Uliks Hoxhaj dhe Jeronim Susuri, Miran Ferati në kajon, Saksofonist Rrustem Gashi dhe vokalist Hysen Kafexhiu. Zhanri i muzikës që performojmë është pop rock dhe këngë të vjetra qytetare shqip./InLajmi