InLajmi ju sjell çdo ditë profilin e kandidatëve për kryeministër. Kësaj radhe do të ju informoj për shkollimin e tyre. Cili është niveli i shkollimit të kandidatëve për kryeministër dhe ku janë shkolluar ata.
- Vjosa Osmani – Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Mitrovicë, në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq ato master dhe doktoraturën në Universitetin e Pitsburgut në SHBA.
- Albin Kurti–Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Prishtinë. Studimet universitare i përfundoi në degën e Telekomunikacionit dhe Kompjuterikës në Fakultetin e Elektronikës në Universitetin e Prishtinës.
- Ramush Haradinaj– Shkollën fillore e kreu në Irzniq të Deçanit. Shkollën e mesme në Deçan dhe Gjakovë. Pas Luftës së Kosovës, Haradinaj ndoqi shkollën juridike në Universitetin e Prishtinës. Haradinaj gjithashtu ka një diplomë master në biznes nga Universiteti Amerikan në Kosovë , i cili është i lidhur me Institutin e Teknologjisë Rochester në New York .
- Kadri Veseli-Shkollën fillore e kreu në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa ata të mesme në gjimnazin “Silvira Tomazini” në Mitrovicë. Veseli ka diplomë Bachelor të Universitetit të Kamzës në Shqipëri, si dhe një në Menaxhim të Përgjithshëm në Sheffield University në Selanik të Greqisë. Kadri Veseli aktualisht, është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës.
- Fatmir Limaj– Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse atë të Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë.