Një grua bamirëse që mblodhi para për t’ia blerë një banesë një familje skamnore, është penduar për veprën qe kjo e bëri, sepse nuk e merituan një të mirë të tillë!
Kjo pasi që asaj i doli telashe me disa prej anëtarëve të familjes që i ndihmoi dhe personave të lidhur me ta.
Madje, thotë se u kërcënua me vdekje.
KlaN Kosova sjellë e gjithë ngjarjen përmes kronikës.
“Ja ki mi qitë 25 mijë euro, ja qiken ko me ta vra”, kërcënohet Merita Dragusha.
Gruaja që prej vitesh jeton në Suedi, i ra në gjurmë shantazhistit pasi kishte lënë emrin e tij në informatat e Facebookut, gabimisht. Bëhej fjalë për të dashurin e një gruaje të cilën Dragusha ia kishte blerë një banesë kohë më parë pasi ishte rast social.
Madje edhe telefonatat sipas saj ishin kryer në prani të përfitueses së banesës. Dragusha i paraqiti që të dy në polici.
Dragusha gjithashtu premtoi se përfituesja e banesës do të dalë nga ajo banesë sepse nuk e meriton.