• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ambasadorja Shala në Dubai: Rinia e Kosovës ngriti flamurin kudo në botë

J G nga J G
21 September 2019
në Kosovë
0 0
0
Ambasadorja Shala në Dubai: Rinia e Kosovës ngriti flamurin kudo në botë
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC (International Human Rights Commission), Elvana Shala, ka marrë pjesë në konferencën më të njohur edukative në botë ‘Modeli Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara’, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila është ftuar nga organizata United Youth Circuit dhe Minsitrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në EBA.

Ajo si e ftuar nderi ka folur për rolin e të rinjëve të Kosovës në ndërtimin e paqes, e sidomos pas luftës në Kosovë.

Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë rreth 200 të rinjë nga vende të ndryshme të botës, gjithashtu dhe shumë personalitete të familjeve mbretërore arabe dhe personalitete të fushës së humanizmit dhe diplomacisë.

Shala ka thënë se e kaluara e të rinjëve të Kosovës është mjaft e dhimbshme, pasi që nga vitet e 90-ta, për shkak të konflikteve politike që kanë qenë në ish-Jugosllavi, duke theksuar se shpeshherë iu privua e drejta e fjalës së lirë, arsimimit, e lëvizjes, duke iu shkelur të drejtat themelore për një jetë më dinjitet.

“Gjatë luftës shumë prej tyre humbën jetën për liri dhe sot Kosova kujton me krenari jetën dhe veprën e secilit prej tyre. 20 vite pas luftës dhe 11 vite pas Pavarësisë, përkundër kushteve jo të favorshme dhe sfidave të mëdha, Kosova numëron qindra suksese të të rinjve të saj në vend dhe në botë, e mbi të gjitha jemi shembull i krijimit të shumë grupeve jo formale me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve, në mes të rinisë së komunitetit serb dhe atij shqiptar, dhe krijimin e mundësisë për paqe dhe stabilitet ndërfetar”, tha ambasadorja Shala në fjalimin e saj në këtë konferencë, raporton Telegrafi

Tutje, ajo theksoi se aktualisht Kosova po kalon nëpër procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku për herë të parë në listat kandiduese për deputet të parlamentit, ka shume të rinj kandidat nën moshën 30 vjeçare, të cilët pretendojnë të jenë zëri i të gjithë të rinjve të Kosovës në parlament, duke qenë tashmë pjesë edhe e politikëbërjes së shtetit.

“Kjo tregon më së miri, vetëdijesimin e lartë të shoqërisë sonë për fuqinë e të rinjve dhe ndryshimet pozitive që ata mund t’i sjellin një shteti”, tha ajo.

“Personalisht vij nga Republika e Kosovës, një shtet i vogël, me shumë sfida, por edhe shumë dashuri e suksese përbrenda, popullsia e të cilit përbëhet 65% nga të rinj nën moshën 30 vjeçare. Një rini e cila ka qenë pjesë proceseve të rëndësishme në shtetndërtimin e Kosovës që nga koha e luftës e deri me sot. E përballur me luftën dhe shumë padrejtësi pas saj, ajo qëndroj stoike në arritjen e qëllimeve të saj, për krijimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, tha ajo në fjalimin e saj duke shtuar se në praktikë, pjesëmarrja domethënëse e të rinjve në ndërtimin e paqes është penguar nga diskurset që përshkruajnë në mënyrë dërrmuese të rinjtë si viktima, duke me këtë rast ajo ka marr shembullin e rinisë së vendit të saj Kosovën.

Ndër të tjera ajo theksoi se rruga e vështirë që ka kaluar rinia jonë ndër vite, pasqyron më së miri të tashmen dhe të ardhmen tonë të ndritur si shtet i ri dhe i pavarur, e mbi te gjitha rolin e saj ne krijimin e stabilitetit paqësor në vend.

Duke folur për aspektin humanitar të të rinjve dhe rolin që ajo ka në shoqërinë tone, ajo theksoi se rinia e Kosovës dhe populli shqiptar në përgjithësi, njihen si kombi me human në botë, duke bërë të ditur që humanistja më e njohur në botë Nënë Tereza ishte shqiptare.

“Po, ajo ishte shqiptare dhe shumë e re në moshë vendosi që tërë jetën e saj t’ia kushtoj humanizmit dhe njerëzve në nevojë në gjithë botën, duke ua rikthyer shpresën për jetën, dashurinë dhe shëndetin. Kështu edhe rinia jonë gjithnjë ka ndjekur shembullin e saj duke u bërë pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare humanitare, duke organizuar iniciativa të ndryshme për të gjithë njerëzit në nevojë, e mbi të gjitha ka ngritur flamurin e Kosovës kudo në botë, madje edhe në vendet ku politika nuk kishte qasje, ka rrëmbyer çmime të ndryshme kulturore e sportive, edhe atëherë kur gjithçka dukej e pamundur. e më e rëndësishmja i ka treguar botës vlerën e të qenit njëri”, tha ndër të tjera ambasadorja Shala.

Ajo shtoi se ne nuk mundemi të sjellim paqe, pa kuptuar dhimbjen e tjetrit, prandaj, sipas saj, rruga e vështirë e rinisë kosovare dhe këmbëngulësia e tyre le të shërbejë si udhërrëfyes i vizionit tuaj për paqe dhe stabilitet në botë.

“Presidenti i parë i vendit tim thoshte: Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj! Andaj e tillë është edhe rinia e Kosovës, e të tillë duhet të jeni edhe ju me plot vullnet dhe durim, të përkushtuar në rrugën drejt paqes dhe humanizmit, duke ndërtuar ura lidhëse me shumë vende të botës për një jetë me dinjitet”, tha ajo duke shtuar se bota ka përjetuar mjaft luftëra lot e dhimbje, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gjenerata, prandaj, le të jemi ne gjenerata e re, ata që botes do t’i sjellin paqe dashuri dhe humanitet.

Duke identifikuar popullin shqiptar në përgjithësi i cili njihen si kombi më human në botë, të cilët identifikohen me humanisten më të njohur Nënë Tereza, ajo e përfundoi fjalimin e saj pikërisht më thënien e kësaj humaniste, e cila thoshte se “Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri. Nga Kosova, me dashuri dhe paqe!”.

 

 

Postimi i mëparshëm

Prizren: Fatmir Limaj ndërpret fjalimin, respekton ezanin

Postimi tjetër

Edhe Dragashi bëhet me palestër 1.6 milion euro, investim nga MKRS-së

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime
Kosovë

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

1 July 2025
Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun
Kosovë

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

1 July 2025
OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve
Kosovë

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

1 July 2025
U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë
Kosovë

U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

1 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Postimi tjetër
Edhe Dragashi bëhet me palestër 1.6 milion euro, investim nga MKRS-së

Edhe Dragashi bëhet me palestër 1.6 milion euro, investim nga MKRS-së

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu