Mos u besoni atyre që premtojnë t’iu bëjnë të pasur nga mëngjesi deri në mbrëmje. Si rregull ata janë ose budallenj ose mashtrues. (Carlo Kolodi)
Për të përbuzur paranë, duhet të kesh shumë prej saj. (Catherine Deneuve)
Shumë personave nuk mungojnë veçse paratë për të qenë të ndershëm. (Carlo Dossi)
Ekzistojnë dy raste në të cilat njeriu nuk duhet të spekullojë në bursë:kur nuk ka, dhe kur ka para. (Mark Twain)
Mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme se ata që mendojnë se paratë mund të bëjnë gjithçka, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për t’i patur ato. (Benjamin Franklin)
Për tregtarin, edhe ndershmëria është një spekullim. (Charles Baudelaire)
Paraja është si seksi:nëse nuk e ke, s’mendon për asgjë tjetër. Po në rast se e ke mendon për ndonjë gjë tjetër. (James Baldwin)
Zemra është një thesar që nuk shitet dhe as blihet, por vetëm dhurohet. (Gustave Flaubert)
Mirënjohja është një borxh që zakonisht akumulohet, ashtu siç ndodh me shantazhet:sa më shumë paguani, aq më shumë ju kërkojnë. (Mark Twain)
Një mik është dikush që e njohim mjaftueshëm sa për t’i marrë para hua, por jo aq shumë sa t’i japim borxh. (Ambrose Bierce)