Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, sot pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarës.
Siç ka konfirmuar Hadërgjonaj, ajo do të intervistohet për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.
Hadërgjonaj ka deklaruar se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur funksion të rëndësishëm, por se ka dhënë kontributin e saj në shumë procese të asaj periudhe.