Prej sot deri më 04 tetor 2019, InLajmi do të sjell, pjesë ka jeta personale dhe familjare të kandidatëve për kryeminister, në mnyrë që votuesi të njihet edhe me një anë tjeter të tyre jashtë politikës, por që e ndihmon zgjedhjen e atyre që i drejtohen kutive të votimit.
Për politikanët e sotëm familja dhe paraqitja e saj në publik, është shumë e rëndësishme edhe pse disa prej tyre nuk e kanë ekspozuar shumë jetën e tyre personale.
Më poshtë, ju njohim me familjet e pesë kandidatëve për kryeministër që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Konkretisht më kë janë të martuar se sa fëmijë i kanë.
Kosova mund të jap shembullin e parë në historinë shqiptare ku një femër të bëhet kryeministre, e ajo është Vjosa Osmani, kandidate për kryministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vjosa Osmani – është e martuar me Prindon Sadriun, dhe janë prindër të dy vajzave binjake.
Ramush Haradinaj – është i martuar me Anita Muçaj, që 16 vite dhe kanë së bashku tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Kadri Veseli – është martuar me Violetën në vitin 2002, ata bashkë kanë 4 fëmijë, tre djemë dhe një vajzë.
Fatmir Limaj – është i martuar me Arlinda Balaja me të cilën janë prindër të një vajze, ndërsa nga martesa e parë Limaj ka edhe katër fëmijë të tjerë.
Albin Kurti – për dallim nga kundër kandidatët e tij është martuar më vonë, në vitin 2014 me norvegjezen Rita Augestad Kndusen dhe se bashku kanë një vajzë.