Një termet i fuqishëm ka goditur sot Istogun.
Lexues të Indeksonline kanë treguar se dridhja është ndier rreth orës 15:00 ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për dëme të mundshme.
Ata kanë thënë se janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre pasi që dridhja e tokës ishte e madhe.
Epiqendra ende nuk dihet saktësisht se ku ishte ndërsa Indeksonline po pret informacione zyrtare.