Banorët e fshatit Prelez të Jerlive në komunën e Ferizajt së bashku me nxënës të shkollës fillore ‘Ismail Qemali’ kanë organizuar një protestë para komunës.
Ata janë duke protestuar në mënyrë që oborri i shkollës me sipërfaqe prej një hektarësh të rikthehet, pasi që kjo pronë ishte privatizuar para disa vjetësh nga AKP-ja, ndërsa blerësi i kësaj prone po tenton të ndërtojë një biznes privat.
Banorët kanë thënë se kjo parcelë është privatizuar pasi që është neglizhuar puna nga institucionet për të rregulluar dokumentet.
Ndërsa ata kanë lajmëruar edhe protesta të tjera nëse institucionet komunale dhe qendrore nuk reflektojnë për rikthimin e parcelës, raporton koha ditore.