Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zyrat e Klubit të Futbollit Trepça ’89.
Në njoftimin e klubit shkruhet se ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara, mirëpo aty thuhet se nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur.
Njoftimi i Trepçës ’89
Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyrat e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar. Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahijshme siç dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit. Kërkojm nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka raste kur edhe disa të rinj për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër Stadiumit. /InLajmi/
















