Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës ka rënë në minus 6 .65 metra nën nivelin maksimal të mbushjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 7.50 metra nën nivelin maksimal.
Për InLajmin e konfirmoj këtë gjendje në Liqenin e Badovcit dhe Batllavës zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ku tha se është normale që ka rënë niveli i ujit në liqene, pasi që po mbretëron thatësi që nga viti i kaluar.
Ajo u bënë apel qytetarëve që të kenë kujdes me mënyrën se si e shrytëzojnë ujin.
“Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë, të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme” u shpreh ajo.
Mjeku gjithashtu shtoi se keqpërdorimet e ujit të pijshëm po ndodhin si në qytete ashtu edhe në fshatra.
“Sot është lajmëruar një rast për keqpërdorim të lartë të ujit të pijshëm që po bëhet vazhdimisht në rrugën “ Dil Mramori”, në Prishtinë, me ç’rast ekipet e kontrollës janë ende në teren”, tha ajo.
Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina” në fund kërkoj edhe ndihmën e qytetarëve për parandalimin e keqpërdorimeve të ujit duke njoftuar inspekcionet e komunave përkatëse, me qëllim që inspektorët të dalin në teren në kohë reale dhe të zihen në flagrance keqpërdoruesit./InLajmi/