Para dy javësh në Prishtinë më saktësisht në lagjen e Spitalit, ka ndodhur në përleshje me armë zjarri ku u plagosën katër persona. Dy prej të plagosurve kanë ndërruar jetë po atë ditë në QKUK, kurse personi i tretë ka vdekur gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa, personi i katërt i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, shefi i Intensives, Shaqir Uka.
“Ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ai është duke marrë trajtimin e duhur. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut dhe gjoksit”, ka thënë ai.