Këngëtari Blero dhe Afrona më 21 shtator do të kurorizojnë dashurinë e tyre me martesë.
Derisa janë drejt finalizimit të përgaditjeve të ceremonisë së martesës, Blero tashmë ka zbuluar edhe një detaje tjetër.
Këngëtari përmes Instagramit ka treguar se Yll Limani do të këndojë këngën e dasmës kur ai dhe Afrona do të hyjnë në ceremoni.
“Pikërisht ky artist shok dhe shpirt i paq do te na kendoj këngën e dasmes. vella Yll Limani”, ka shkruar Blero.
Dasma e çiftit do të mbahet në një resort shumë luksoz te Rana e Hedhun në Shëngjin.
