Ajo është pa diskutim një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila edhe pse ka vite në skenë, vazhdon të na magjepsë si herën e parë me zërin e saj të ëmbël. Megjithatë Anxhela kësaj here na ka habitur edhe për një tjetër motiv, formën e saj fizike, e duke parë fotografitë që poston vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram nuk mund mos pyesim veten ”Si ia bëri të humbë kaq shumë kg?”.
Nuk keni pse mendoheni për përgjigjen, pasi atë e ka zbuluar vetë Anxhela. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku ka rrëfyer si ka rënë 20 kg dhe këtë e ka arritur pasi i është dedikuar dietës, kërcimit dhe palestrës.
“Humba 15 kilogramë 6-mujorin e parë dhe 5 kilogramë të tjera pa mbajtur dietë. Kilogramët i hoqa me dietë, balet dhe stërvitje. Kam eksperimentuar shumë shpesh që të bie nga pesha. Herët e tjera për shkak se rashë shpejt në peshë, i rifitova shpejt kilogramët. Kurse këtë herë vendosa të dobësohem gradualisht dhe ka rezultuar shumë mirë sepse nuk kam marrë kilogramë gjatë 3-mujorit që nuk jam stërvitur. /Living