Egzona Muharremi është një vajzë nga fshati Prekaz i Skenderajit. Ajo njihet si një ndër kandidatet më të reja për deputete e poashtu edhe si një kandidate e zëshme që thërret për ndryshim.
Shkollën fillore e ka kryer në shkollën “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, ndërsa të mesmën në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj. Të gjitha i ka përfunduar më nota maksimale, gjë që gjimnazi ia mundësoi edhe vazhimin e studimeve një vit para klasës së saj, shkruan InLajmi.
E njohur për vendet e para në gara, qoftë për letësi, poezi, matematikë e art.
Studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në fakultetin ekonomik, dhe i perfundoi me notën mesatare 9.20, e njohur si bursiste në çdo vit.
Poashtu vazhdoi studimet postdiplomike ne fakultetin ekonomik, dhe njëherit filloi studimet në fakultetin juridik. Studimet postdiplomike i ka përfunduar ne departamentin “Banka, financa dhe kontabilitet”.
Egzona është një vajzë ambicioze e cila pret të vazhdoj më doktoraturë për ekonomi. Karrierën e saj akademike e la anash për shkak se pret të ndryshoj gjendjen e Kosovës përmes politikës.
Gjëja që atë e bënë të veçantë është se pavarsisht se çfarë pozite iu ofrua, ajo vazhdoi të ngritet nëpër hapa të sigurt, duke punuar vetëm punë të ndershme.
Guximi dhe vullneti për të ndryshuar, ndershmëria dhe etika gjatë gjithë jetës si dhe arsimi e bëjnë atë të jetë kandidate potenciale për deputete në parlamentin e Republikës së Kosovës.
Si një ekonomiste e zonja ajo nëpëmjet shkrimeve të saj vazhdisht jep ide se si të ndalohet migrimi i rinisë përmes ekonomisë. Ajo thotë se shtyllat kryesore për ta zhvilluar ekonominë janë zhvillimi i bujqësisë përmes lehtësimeve që duhet tu ofrohen bujqëve, e poashtu përmes investimeve të huaja, të cilave poashtu duhet tu ofrohen kushte të favorshme për të investuar, në mënyrë që të krijohen mundësi punësimi.
Egzona vazhdon të jetë kandidatje më e zëshme për deputete, duke potencuar gjithmonë se pavarësia ekonomike do jetë ndriçim në rrugën për të ndertuar shtetin ligjor, të cilin e ëndërrojmë. Përmes ekonomisë dhe funksionimit të ligjit ne do e ngrisim mirëqënien e të gjithë qytetarëve, duke bërë shpërndarjën e të ardhurave do bëhet në mënyrë proporcionale.
Ajo u bënë thirrje qytetarëve për ta ndihmuar që të ndryshojnë gjendjen në Kosovës, duke apleuar se nuk duhet ta lejojnë pasurimin e individëve në kurriz të popullit!
Mjaftë u pasuru i pasuri duke i varfëruar të varfërit!
Le të pasorohumi bashkë duke e zhvilluar ekonominë dhe duke e ngritur mirëqënien e të gjithë qytetarëve!/InLajmi/