Një debat i cili eskaloi në mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit në studion televizive të T7, bëri që kjo ngjarje të komentohet gjithandej në media.
Për këtë situatë një reagim erdhi edhe nga këngëtarja Leonora Jakupi, e cila mesa duket nuk është aspak e kënaqur me debatet e fushatës zgjedhore.
Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka krahasuar atmosferën e një debati politik, me atë të një ndeshje futbolli, duke iu referuar kështu edhe ndeshjes së fundit Kosovë-Angli, e cila dhuroi atmosferë të jashtëzakonshme për çdo shikues të saj.
“Çfarë debatesh? Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në InstaStory.

Muaj më parë, u përfol se Leonora po bënte një lëvizje drejt politikës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që ajo vazhdon të ushtrojë profesionin të cilit ia ka dedikuar gjithë jetën e saj, pra muzikën.