Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Samitin e V4 dhe WB6 nën kryesimin e Ҫekisë.
Ai ka shprehur falënderime të sinqerta Kryeministrit të Republikës së Ҫekisë, Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit.
“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj, po ashtu shtoi se do të vazhdojmë kontributin serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë për njohje reciproke./InLajmi/