Pas takimeve të mbajtura me zyrtarë të shtetit të Japonisë, Presidenti po njihet nga afër edhe me kulturën dhe traditën e këtij vendi.
Thaçi është njoftuar edhe me traditën e përgatitjes së çajit, gjë të cilën e ka praktikuar edhe vet, duke përgatitur çaj sipas traditës japoneze.
“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës”, shkruan Thaçi./InLajmi/