Vazhdon përplasja ashpër e Dardan Molliqajt me Haki Abazin sonte në Pressing. Ata po bëjnë akuza të rënda për njëri- tjetrin.
Molliqaj e quajti servil dhe frikacak Haki Abazin. Madje i tha se është i paditur dhe se nuk di me shkru si duhet, ndonëse e quan veten analist.
‘’Je frikacak dhe njeri që ngjyn kush cka i jep. Të ka qitë Albini qaty me ngjy, ke shku’’, tha Molliqaj.
Haki Abazi ia ktheu se ‘’Je për gjynah o Dardan’’.
Molliqaj tutje shoti se ‘’Për intersat e juve keni shku pas Ramushit. Para lufte, pas lufte ngjyn najsen. Tash ke mbetë pa fonde’’
‘’I frustruar bre po dukesh, shumë’’, i tha Abazi Molliqajt.
Tutje Molliqaj e quajti atë të palexuar.
‘’Vec kqyrjani dijen këtij. Vec kqyrjani shkrimin, në pastë ky dije, një njeri që sdi as me shkru, ska as logjikë brenda fjalisë. Që s’ka lexu kurrë asnjë libër’’, tha Molliqaj /InLajmi/