Muaj më pare u përfol shumë në rrjete sociale ‘sherri’ në mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe kushërirës së saj, Beatrix Ramosaj.
U tha se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetin social Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin bashkë.
Megjithatë, kohëve të fundit dyshja duket se kanë rregulluar raportet në mes vete dhe këtë gjë e dëshmojnë postimet e shumta që ato vazhdimisht po i bëjnë.
Anxhelina siç shihet është kthyer pas një kohe të gjatë në Shqipëri dhe me këtë rast po argëtohet tejet shumë në praninë e kushërinjeve të saj, Beatrixit dhe Albanit.

Ndërkohë, është vet Beatrix ajo e cila ka ndarë një video në Instagram, me përshkrimin e videos “Jemi shumë të zëna”.
Nga ana tjetër, të dyja ka kohë që nuk kanë sjell projekte të reja ndaras për fansat e saj.