Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, kanë nisur fushatën “Ma thuaj me kohë– dhuna seksual është krim”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunë seksuale.
Gjatë tryezës së rrumbullakët ku edhe u bë edhe solemnisht hapja e fushatës, u tha se rreth 59 përqind të viktimave seksuale janë të moshës 11 deri 16 vjeçe, por të cenueshme janë edhe mosha nën 10 vjeçe.
Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga EULEX, Tarja Formisto deklaroi se tani është koha për ngritje të vetëdijes publike rreth dhunës seksuale.
Sipas saj, abuzimi seksual nuk është i patejkalueshëm por duhet të marrë preventivat e nevojshme.

“Mesazhi i parë se tash është koha që të investojmë në njerëz të rinj, tash është koha jonë diku në të ardhmen, mesazhi im i dytë tani është koha që të ngrijmë vetëdijen publike se çka është akti seksual dhe dhuna seksuale dhe të përhapim informata rreth kësaj, rreth asaj se si të reagojmë dhe si të raportojmë ngjarja kur personi bëhet viktimë e dhunës seksuale. Unë them se tash është koha sepse njerëzit e rinj janë jo vetëm ardhmëria por janë e tanishmja”, tha ajo.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe 20 vite pas luftës, zëri i viktimave seksuale nuk po dëgjohet, madje ato po ballafaqohen me shumë vështirësi.
E para e Fondacionit “Jahjaga”, tha se heshtja e viktimave të dhunës seksuale mund të marrë fund duke i mundësuar secilës viktimë që të flas për atë që i ka ndodhur.
Sipas saj e gjitha shoqëria duhet të ofroj përkrahje sidomos në aspektin ligjor institucional dhe të drejtësisë me qëllim që kryesit e këtij krimi të vihen para drejtësisë.
Tutje ish presidentja e Kosovës e ka vlerësuar si krucial Institutin Ligjor Mjekësor në thyerjen e heshtjes së personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.