Më 07.09.2019 Policia e Kosovës, më saktë stacioni policor në Pejë, është njoftuar se më 06.09.2019 rreth orës 19:00 viktima e kishte parkuar automjetin e tij (kombi) në një parking te objekti banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur kishte shkuar tek automjeti viktima e rastit e kishte vërejtur se persona të dyshuar ia kishin thyer xhamin e kombit dhe i kishin vjedhur mjetet e punës, të cilat gjendeshin brenda.
Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro.
Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti janë:
- Ç. i lindur me 1973 m/k/sh
- M. i lindur me 1983 m/k/sh
- L. i lindur me 1976 m/k/sh
- Dhe një person i mitur.
Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve.