• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 15 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Valdete Daka: Zgjedhjet e parakohshme, sfidë për Ne

V E nga V E
4 September 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Valdete Daka: Zgjedhjet e parakohshme, sfidë për Ne
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit do të jetë një sfidë për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, për shkak të aftit të shkurtër kohor, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me të gjithë aktorët tjerë, nënvizoi Daka, do të mundohet të krijojnë një ambient të sigurt, të qetë për të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të cilët dëshirojnë të votojnë më 6 tetor.

Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga një mision i Bashkimit Evropian si dhe shoqëria civile në Kosovë.

REL: Zonja Daka, Qeveria e Kosovës tanimë ka ndarë buxhetin prej rreth 6 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Si janë duke shkuar përgatitjet rreth këtij procesi?

Valdete Daka: Ne menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti i Kosovës kemi filluar përgatitjet dhe tani jemi në zbatim të planit operacional për ditën e zgjedhjeve të datës 6 tetor. Deri më tani i kemi përfunduar të gjitha ato që janë paraparë me këtë plan operacional. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e këtij plani të shkojë ashtu siç e kemi planifikuar. Jemi në afatet e parashikuara më këtë plan dhe deri më tani nuk i kemi shkelur këto afate, që është një kënaqësi për mua se këto janë zgjedhjet të jashtëzakonshme.

REL: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të përcaktuara afatet e aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të cilat janë në një periudhë të shkurtër. Sa mund të arrihen të përmbyllen suksesshëm këto afate?

Valdete Daka: Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të duhej të mbaheshin prej 4 deri në 6 muaj. Tani ne i kemi pasur vetëm 40 ditë, duke llogaritur edhe ditën kur janë shpallur zgjedhjet dhe kjo natyrisht kërkon që të gjitha afatet e parapara me ligj të shkurtohen. Këto afate të shkurtra janë sfidë edhe për ne edhe për të gjithë akterët e zgjedhjeve, siç janë edhe subjektet politike, sepse të gjitha afatet që kishin me qenë të gjata, tani janë të shkurtuar dhe të gjithë duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Për KQZ-në kjo është një sfidë, por me siguri se do të kalojmë.

REL: Për shkak të specifikave të proceseve zgjedhor në komunat veriore, cili do të jetë roli i OSBE-së në këtë proces?

Valdete Daka: Ai që ka qenë edhe herën e kaluar, do të thotë vetëm rol këshillues. Pra, OSBE-ja do t’i këshillojë Komisionet Komunale Zgjedhore. Ndërkaq, në ditën e zgjedhjeve do të jetë prezentë në qendrat e votimit dhe do t’i këshillojë anëtarët e këshillave të vendvotimit në rast nevoje. Pra, atëherë kur të ketë ndonjë paqartësi sepse ne e dimë që zgjedhjet në veri janë duke u mbajtur vetëm nga viti 2013 dhe kemi komisionarë të rinj, ndërkaq në pjesën tjetër të shtetit ne kemi pasur zgjedhje dhe komisionarët kanë qenë më me përvojë. Pra, OSBE-ja nuk ka rol organizativ, ka rol këshillëdhënës, ashtu siç e ka pasur edhe në dy proceset e kaluara.

REL: A ka ndonjë angazhim shtesë të KQZ-së në komunat në veri të vendit lidhur me procesin zgjedhor?

Valdete Daka: Ne e dimë që pjesa veriore është një pjesë specifike e Republikës së Kosovës dhe e dimë që atje gjithmonë, të them ashtu, pritet ndonjë ndodhi. Por, unë thash, ne i kemi organizuar (zgjedhjet) në vitin 2013 me sukses, në vitin 2014, 2017. Tash së voni, në maj kemi pasur zgjedhje për kryetarë të komunave në pjesën veriore dhe nuk kemi pasur ndonjë problem të theksuar.

Natyrisht që prapaskenat e politikës janë pjesë e cila nuk i takon KQZ-së. Ne vetëm i organizojmë zgjedhjet, ndërsa çështjet politike, skenën politike, çështjet e sigurisë janë çështje të cilat ne nuk i kemi në kompetencë, por gjithsesi ne në bashkëpunim edhe me organet e rendit dhe sigurisë, si dhe me të gjithë akterët e tjerë që janë përgjegjës për sigurinë, do të mundohemi të krijojmë një ambient të sigurt, të qetë për të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të cilët dëshirojnë të votojnë më 6 tetor.

REL: A ka interesim të monitoruesve ndërkombëtarë për këtë proces zgjedhor?

Valdete Daka: Po, ne dje kemi nënshkruar një marrëveshje administrative me Bashkimin Evropian për ardhjen e një misioni vëzhgues, të cilët me ftesën e presidentit të Republikës, kanë shprehur gatishmërinë që të jenë prezent edhe këtë herë, sikur edhe në dy proceset e kaluara zgjedhore dhe të cilët do të kenë mundësi që për së afërmi, që nga dita e sotme, – sepse me sa e di unë ata qysh sot do të fillojnë ardhjen e tyre dhe janë çështje logjistike derisa ata të akomodohen në Kosovë – që nga tani do të fillojnë vëzhgimin e gjithë procesit zgjedhor, pra jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por do të vëzhgojnë punën e KQZ-së, punën e Komisioneve Komunale Zgjedhore, përgatitjet për zgjedhje, punën në ditën e zgjedhjeve në veçanti, por, edhe në ditët deri në certifikimin e rezultateve. Pas kësaj, do të lëshojnë një raport të detajuar lidhur me të gjitha gjetjet e tyre, sikurse edhe me rekomandimet eventuale për punën e KQZ-së dhe për zgjedhjet në përgjithësi.

REL: Organizatat joqeveritare që merren me organizimin e diasporës, në vazhdimësi janë ankuar se diaspora ka hasur në pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. A janë bërë lehtësira për votuesit nga diaspora?

Valdete Daka: Unë me keqardhje duhet të them se faji për këtë nuk është i KQZ-së. KQZ nuk mund të bartë përgjegjësinë për faktin se çdo herë kemi organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne bëjmë të pamundurën që të gjithëve me të drejtë vote të ju ofrojmë mundësitë e barabarta. Edhe këtë herë si dhe herëve tjera ne kemi dal edhe përtej ligjit, pasi që Ligji për votimin jashtë Kosovës siguron dy mënyra të regjistrimit përmes postës dhe me faks, ne kemi dal përtej kësaj dhe e kemi hapur në ueb faqen tonë postën elektronike, emailat tonë ku qytetarët nga diaspora mund të regjistrohen nëpër mjet emilave dhe këtë herë për dallim nga vitet tjera kemi shtuar numrin e këtyre emialave.

Tani për tani me njoftimet të cilat i kam nga shërbimi i votuesve nuk kemi asnjë problem, emialat janë duke ardhur në mënyrë të rregullt, nuk ka rënie të sistemit ashtu si zakonisht thuhet, tani të shohim sa do të jetë numri i atyre që kanë kërkuar të regjistrohen si votues jashtë Kosovës dhe sa prej tyre do ta marrin njoftimin tonë se janë regjistruar suksesshëm për të qenë votues jashtë Kosovës.

Duhet ta cekim se procedurat e votimit jashtë Kosovës janë të ndërlikuara ligjërisht pasi që ashtu e kërkon ligji, por ne nuk mund këto procedura t’i anashkalojmë pasi që tani do të kishim vërejtje nga subjektet politike. Afatet janë jashtëzakonisht të shkurtra, procedurat janë të komplikuara dhe kjo është ajo të cilën ne nuk mund të ndryshojmë përkundër dëshirës. Jemi duke punuar me kapacitete të plotë në tre ndërrime që të regjistrohen qytetarët të cilët kanë të drejt vote.

REL: Zgjedhjet e 11 qershorit, në përgjithësi ishin vlerësuar të suksesshme, përjashtuar disa vërejtje që janë dhënë në lidhje me listën e papërditësuar të votuesve dhe disa parregullsive, por të cilat sipas vëzhguesve, nuk kishin ndikuar në proces. A janë eliminuar këto probleme?

Valdete Daka: Probleme të theksuar nuk kemi pasur në vitin 2017. Ne vitin 2017 i kemi pasur vetëm 30 ditë, ajo është përtej imagjinatës që të organizohet një proces i tillë për vetëm 30 ditë dhe të gjithë të jenë të kënaqur. Organizimi i zgjedhjeve është një projekt i jashtëzakonshëm edhe për demokracitë më të arritura se ajo e Kosovës, por megjithatë ne kemi arritur që të organizojmë zgjedhje për 30 ditë dhe edhe këtë herë do të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha. Gjithsesi ne do të tentojmë këtë herë t’i eliminojmë të gjitha ato sfida që i kemi pasur në procesin zgjedhor 2017. /InLajmi/

Postimi i mëparshëm

Mbi 25 vjet burg për gjashtë të akuzuarit për përgatitje të sulmeve terroriste

Postimi tjetër

Lajm i mirë për Kosovën, Valon Berisha rikthehet në kombëtaren tonë

Të ngjajshme Postime

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?
KRYESORE

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?

14 January 2026
Mustafa kritikon qëndrimet e fundit të LDK-së: Mungon sjellja serioze dhe veprimet e qarta
KRYESORE

Mustafa kritikon qëndrimet e fundit të LDK-së: Mungon sjellja serioze dhe veprimet e qarta

14 January 2026
Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi
KRYESORE

Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi

14 January 2026
Abdixhiku reagon sërish: Më shumë se dorëheqje nuk ka çka të ofroj
KRYESORE

Abdixhiku reagon sërish: Më shumë se dorëheqje nuk ka çka të ofroj

14 January 2026
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e radhës – statusin e vendit kandidat në BE
KRYESORE

Osmani: Kosova është gati për kapitullin e radhës – statusin e vendit kandidat në BE

14 January 2026
Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor
Politikë

Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor

14 January 2026
Postimi tjetër
Lajm i mirë për Kosovën, Valon Berisha rikthehet në kombëtaren tonë

Lajm i mirë për Kosovën, Valon Berisha rikthehet në kombëtaren tonë

Lajmet e fundit

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?

14 January 2026
VIDEO / Sulmohet në Gjakovë ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj

VIDEO / Sulmohet në Gjakovë ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj

14 January 2026
Limi flet për të kaluarën me Albën: I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër

Limi flet për të kaluarën me Albën: I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër

14 January 2026
Fox News: SHBA ngrinë procesimin e të gjitha vizave për 75 shtete, në listë edhe Kosova

Fox News: SHBA ngrinë procesimin e të gjitha vizave për 75 shtete, në listë edhe Kosova

14 January 2026
Bekë Berisha zgjidhet kryetar i ri i Sigal Prishtinës

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i ri i Sigal Prishtinës

14 January 2026
Obiliqi miraton 350 euro në muaj për familjet strehuese

Obiliqi miraton 350 euro në muaj për familjet strehuese

14 January 2026
Mustafa kritikon qëndrimet e fundit të LDK-së: Mungon sjellja serioze dhe veprimet e qarta

Mustafa kritikon qëndrimet e fundit të LDK-së: Mungon sjellja serioze dhe veprimet e qarta

14 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu