Sot herët në mëngjes kemi pranuar një foto ku shihet se si dilte tym i zi nga Korportata Elektro Enegjitike e Kosovës.
Me këtë rast ka reaguar edhe Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Ai është shprehur se ndihet i trishtuar nga fotoja që ka marrë nga ‘Vrojtuesit e lagjes’ ku shihet tym i zi se si dilte nga KEK-u, përcjell InLajmi
Lluka shtoi se menjëherë ka kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës Njazi Thaqi, për të kuptuar arsyen e kësaj ndotje ambientale. Ai tha se nga KEK-u ka mësuar se gjithë kjo po ndodhë për shkak të pastrimit të kazanit të bllokut A3.
‘I trishtuar nga kjo foto që morra nga Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, menjëherë e kontaktova Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, për të kuptuar arsyen e kësaj ndotje ambientale.
Nga KEK kuptova që ky tym ndodhë për shkak të pastrimit të kazanit të bllokut A3 i cili për 4 muaj ka qenë në remont dhe tani, pas përfundimit të remontit dhe para fillimit të punës, duhet të bëhet pastrimi i cili zgjatë për 4 ditë me rreth 3 orë ne ditë. Është proces i pa shmangshem për teknologjinë e vjetërsuar të këtij termocentrali.

Ju lutem qytetarëve në rajonin e Obiliqit që gjatë kësaj kohe 3 orëshe kur fillon procesi, të kufizojnë daljet në ambiente të hapura.
Si ministër përgjegjës për sektorin energjetik, ju kërkoj ndjesë për këtë pamje dhe proces të nevojshëm, ka shkruar Valdrin Lluka. / InLajmi/
Nga ana tjetër pozitive, në përgatitje për dimër, një bllok shtesë të Kosovës A do ta kemi në dispozicion që do të ofroj stabilitet energjetik për vendin, ka shkruar Lluka. / InLajmi/
https://www.facebook.com/115880909099338/posts/383474052340021/