Rrugë me gopa, mbeturina rreth tyre, dhe aroma të pakëndëshme të kanalizimeve, janë vetëm disa nga problemet parësore të qytetarëve të Prishtinës sapo ballafaqohen me terrenin.
Por, ajo e cila është më problematike dhe mandje që mund të sjell pasoja për këmbësorët janë pusetat e kanalizimeve të cilat në disa vende hasen të hapura, shkruan InLajmi.
Një rast i tillë, sot është raportuar në rr.Beteja e Kaçanollit, Bernice e Eperme, ku një banor i kësaj lagje afër shahut ka vendosur një flamur të bardh, si shenjë paralajmërimi që në atë vend puseta është e hapur dhe vend me rrezik për kalimtarët e rastit.
Sipas një banori të po atij fshati, Institucionet që kanë detyrim ligjor mirëmbajtjen e rrugëve nuk po ndërmarrin asgjë për rregullimin e pusetës e cila dita ditës mund të jetë fatale për ndokënd.

“Sot vendosa një flamur të bardhë në një shahtë të kanalizimit pasi që askush nga Institucionet që kanë detyrim ligjor mirëmbajtjen e rrugëve nuk ndërmurren asgjë”- u shpreh nje banori.
Ndryshe, puseta të hapura dhe të pamirëmbajtura nga institucionet përkatëse hasen në shumë lagje të Prishtinës, e për të cilat vetë banorët u bëjnë zgjidhje, duke vendosur gjësende të ndryshme për mbrojtjen e tyre./InLajmi/