Zgjedhjet e parakohëshme po afrohen nderisa secili prej qytetarëve tashmë pothuajse e ka të përcaktuar se cilit prej kandidatëve të zgjedhur për kryeministër t’ia hedh votën e besimit.
Sipas disa sontazheve dhe ankteave të ndryshme në rrjetet sociale dhe ato me qytetarë, më të preferuarit dalin të jenë tre liderët e tre partive më të mëdha në vend, Vjosa Osmani, Kadri Veseli dhe Albin Kurti.
Po këta tre kandidatë, nuk kanë qenë asnjëherë në postin e kryeministrit , ndërsa për të gjithë ata që duan ta dinë se kush kanë qenë kryeministrat e mëhershëm të Kosovës, InLajmi ju sjell listën e tyre që nga viti 1999 e deri në qeverin e fundit .
Më 2 prill të vitit 1999 deri më 1 shkurt të vitit 2000, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit). Nga Partia për Progres Demokratik e Kosovës.

Më 4 mars të viti 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministr të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president. Më 3 dhjetor të vitit 2004 ai u tërhoq nga posti për ta vazhduar karrierën e tij si kirurg.
Më 3 dhjetor të vitit 2004, Ramush Haradinaj zgjedhet kryeministër i Kosovës, manda ky i cili zgjati vetëm 3 muaj pasi që më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali.
Më 25 mars të vitit 2005, pas ndorëheqjes dhe shkuarjes në Hagë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi zgjidhet kryeministri i ri nga radhët e Partisë Parlamentare të Kosovës. Si kryeministër i Kosovës ai qëndroi vetëm 1 vit, pasi që u akuzua për keqpërdorim të detyrës.
Më 10 mars të vitit 2006, Agim Çeku zgjedhet kryeministër i Kosovës, post të cilin e mbajti vetëm dy vite pasi që vendi shkoi në zgjedhje të reja.
Më 9 janar të viti 2008, Hashim Thaçi zgjedhet kryeminitër i Kosovës, post të cilin e mbajti për dy mandate radhazi.
Më 9 dhjetor 2014, zgjedhjet për kryeministër të Kosovës i fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën. Postin e kryeministrit e lëshoj një vit para përfundimit të mandiatit.
Më 9 shtator të vitit 2017, Ramush Haradinaj zgjidhet për herë të dytë kryeministër i Kosovës, por as kësaj radhe nuk mundi ta përfundon mandatin deri të fund, pasi që më 20 korrik të vitit 2019 Gjykata Speciale e thërret në intervistë. Kështu Haradinaj detyrohet të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke mos shkuar në Gjykat Speciale si përfaqësues i Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Kosova së shpejti pritet ta zgjedh kryeministrin e ri, ndërsa kandidatët për kryeministër janë zgjedhur ditë më herët. Vjosa Osmani (LDK), Ramush Haradinaj (AAK-Nisma), Kadri Veseli (PDK), Albin Kurti (VV), Fatmir Limaj (Nisma)./InLajmi/